Sot kisha nderin dhe kënaqësinë e madhe të marr pjesë në fillimin e një investimi të ri të një kompanie që tashmë ka investuar në zonën zhvillimore industriale në Tetovë dhe zgjeron prodhimin duke ndërtuar një fabrikë të re në këtë zonë.

Investime të tilla dhe investitorë që vazhdojnë të zgjerojnë investimet në vend, dëshmojnë edhe një herë se si Qeveri jemi në rrugën e duhur në tërheqjen dhe mbështetjen e investitorëve të huaj.

Informacioni nga Lear është optimist dhe inkurajues, e cila tashmë është një kompani e suksesshme do të investojë 15 milion euro dhe që do të krijojë mbi 1000 vende të reja pune në Tetovë dhe tërë rajonin e Pollogut.

Kjo do të thotë që punësimi në këtë rajon do të rritet.

Kjo do të thotë që kompanitë njohin politikat e Qeverisë për të mbështetur investime të reja bazuar në transparencë, parashikueshmëri dhe mbështetje financiare dhe na shohin ne si një partner afatgjatë në realizimin e projekteve të tyre të investimeve.

Dua të njoftoj se ne jemi duke punuar shumë në ndryshimet në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve, me çka në periudhën e ardhshme do të rritet  mbështetja edhe më tej, si dhe do të lehtësohen kushtet për të gjithë investitorët në vend dhe është një risi që mbështetja financiare do të përqendrohet në zhvillimin e balancuar rajonal.