Çfarë zbuloi monitorimi i jashtëzakonshëm i cilësisë së karburantit në inspektimin e tregut? Pse kaosi institucional ka qëndruar i heshtur për vite me radhë dhe i ka mbyllur sytë nga importi i lëndëve djegëse dhe karburantit me cilësi të ulët? Cilat janë efektet e masave antikrizë dhe a janë planifikuar ato të reja? Plani i ri i investimeve – realitet apo trillim?, këto ishin tema në të cilat diskutoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ftuar në emisionin Top Tema në televizionin Telma.

“Dje u realizuan kontrolle në 5 kompani për të parë karburantin që ata përdorin. Nuk mund të përmend emra, por këto janë kompanitë më të mëdha në vend, të cilat mbulojnë 80 përqind të tregut me derivate të naftës në vendin tonë”, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për emisionin “Top Tema”, pasi dje me laborator filloi analizimi i cilësisë së karburanteve që ata importojnë dhe përdorin.

Sipas tij, do të vizitohen rreth 10 kompani dhe 300 pika karburanti që importojnë karburante. “Laboratori është në funksion dhe qytetarët do të dinë për cilësinë e lëndëve djegëse të lëngshme nga pikat e karburantit ku blejnë.

“Ne si qeveri jemi të detyruar t’i lejojmë institucionet të punojnë në përputhje me nevojat e tyre, dhe ky është laboratori i pavarur celular, i cili nuk do të jetë selektiv,” shtoi Bekteshi.