Bayern Munchen ka konfirmuar largimin e Douglas Costas në fund të sezonit.

Costa u huazua nga Juventusi në fillim të këtij sezoni pa të drejtë blerje.

Këtë sezon, 30 vjeçari bëri paraqitje në Bundesliga, Ligën e Kampionëve, Kupën e Gjermanisë dhe në Kupën Botërore të Klubeve gjithsej 20 herë.

Sulmuesi brazilian u lëndua në shkurt ku iu pamundësua të paraqitej më me kampionët gjermanë që nga ajo kohë.

Edhe Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic konfirmoi largimin e Costas.

“Douglas Costa fitoi Bundesligën përsëri këtë sezon me ne. Ne dëshirojmë ta falënderojmë atë dhe t’i urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tij.”, tha Salihamidzic.

Drejtori sportiv Hasan Salihamidžić: “Douglas Costa dhe Tiago Dantas fituan kampionatin gjerman përsëri këtë sezon me ne. Ne dëshirojmë t’i falënderojmë të dy dhe t’i urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tyre. “.