Ejup Berisha

Një pyetje e parashtruar në profilin e tij në F.B nga miku dhe kolegu im politolog Xhenis Sulimani më inspiroi dhe më intrigoi shumë që ta shkruaj këtë shkrim. Ai ka parashtruar një pyetje shumë interesante dhe siç thashë intriguese e ajo është Se ne si njerëz Athua jemi bërë më të mirë gjatë muajit të Ramazanit, pra gjat muajit të bekuar, të shenjtë, apo muajit të urtësisë, butësisë, mirësisë dhe mëshirës. Njeriu në jetë vërtetë duhet të jetë i mirë, i urtë dhe i mëshirshëm sepse këto nuk janë vetëmse thjeshtë virtyte njerëzore por se të njëjtat janë edhe kërkesa të Perendisë drejtuar njerëzve. Pra duhet theksuar se njeriu nuk duhet të jetë i tillë i urtë i mirë dhe i mëshirshëm vetëmse gjatë muajit të Ramazanit por ky duhet të jetë i njëjtë edhe gjatë tërë jetës së tij. Nuk është mirë që njeriu të jetë i mirë vetëmse në një muaj apo për një periudhë të caktuar të vitit e më pas të bëhet jo i mirë, dhe problematik, por ky siç thash duhet të jetë i mirë dhe i kujdesëshëm tërë jetës. Cila është levërdia nëse njeriu është i mirë vetëmse një muaj në vit e pastaj 11 muaj të tjerë bëhet i keq. Asgjë nuk arrihet me këtë mirësi,mëshirë dhe urtësi afatshkurte. Me kend duhet të jetë përher i mirë njeriu. I njëjti pra duhet të jetë i mirë me vetveten me familjen me komshitë dhe me të gjithë njerëzit e tjerë që jetojnë edhe më gjërë dhe më larg se rrethi apo dhe lagja ky jeton ai pa ndërpre 24 orë në ditë. Ky është rekomandim siç thashë i Zotit pra Perendia thotë bëhu i mirë i urtë dhe i mëshirshëm gjatë gjithë jetës . Ne si njerëz duhet të jemi të mirë jo vetëm me shqiptarët por edhe me pjestarët e bashkësive të tjera etnike që jetojnë këtu bashk me ne sepse shteti ku jetojmë RMV është entitet ku jetojnë më shum bashkësi etnike. Kohëve të fundit po më pëlqen instalimi i një praktike shumë të mirë dhe pozitive e ajo është që të gjithë së bashku po i urojmë njëri tjetrit festat e ndryshme familjare, fetare dhe kombëtare. Kështu shqiptarët po i urojnë maqedonasit për festa të ndryshme të tyre, maqedonasit nga ana e tyre po i urojnë shqiptarët për festat e tyre dhe të gjithë pjestarët e bashkësive të tjera etnike që jetojnë këtu po urohen mes vete për festa të ndryshme. Kjo është një shenjë e mirë sepse e njëjta dëshmon se kemi filluar ta respektojmë ta vlersojmë dhe ta çmojmë njëri tjetrin. Më parë jetonim njëri përballë tjetrit dhe lere që nuk uroheshim për festa por edhe ndër ne në mënyrë të pakuptimtë egzistonte një lloj urrejtje e pakuptimtë. Ndërsa tani po mundohemi të jetojmë njëri me tjetrin kjo është shumë mirë dhe mjaft pozitive si dhe shumë e shëndershme për shtetin sepse kjo i thellon proceset demokratike këtu te ne.

Roli dhe kontributi i Presidentit të Republikës në përforcimin e bashkjetesës është shumë i madh dhe i rëndësishëm

I pari që na e ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festën e Bajramit të madh është Presidenti i Republikës Z. Stevo Pendarovski. Ajo që bie në sy si shenjë respekti nga ana e tij është se ky gjuhën shqipe në urimet e tij e ka radhitur lartë konform përqindjes së popullatës shqiptare që jeton këtu si bashkësi e dytë etnike. Prandaj me këtë rast shfrytëzoj rastin që Presidentin e Republikës Z.Stevo Pendarovski ta përshëdes dhe ti falenderohem për Urimet më të sinçerta të tij për fillimin e muajit të Ramazanit dhe për Festën e Bajramit të madh . Gjestet e tilla të mirësisë dhe të respektit të ndërsjellë Z.President na bëjnë më të mirë, më të bashkuar dhe më të fuqishëm si qytetarë që jetojmë në të njëjtin shtet dhe nënqiell. Ndërsa ne do të jetojmë më mirë më të lumtur, më të gëzuar e më të bashkuar vetëm nëse e respektojmë dhe çmojmë njëri tjetrin si pjestarë të bashkësive të ndryshme etnike që e thitgim të njëjtin ajër dhe oksigjen. Ne këtu të gjithë duhet të na bashkojnë dallimet që i kemi e jo të njëjtar të na ndajnë dhe largojnë prej njëri tjetrit. Prandaj Z.President paçim përher vetëm fat suksese dhe festa,e asnjëher mos paçim hidhërime, ndasi dhe dallime. Është mirë kur faktorë bashkimi i të gjitha bashkësive etnike që jetojmë këtu në RMV jeni vet ju Z. President i Republikës pra faktor i vërtetë unifikimi dhe afrimi në shtet.