Gjykata Kushtetuese e RMV-së në seancën e sotmë ka vendosur në dobi të kursimitarëve në bankën e falimentuar Eurostandart kështu duke anuluar nenin 163, paragrafi 3 nga Ligji për bankat. Iniciativën për kushtetueshmërinë e këti neni e inicoi Shoqata e kurimtarëve të dëmtuar fizik dhe jurdik nga Banka Eurostandart “Drejtësi për kursimtarët” sipas të cilëve të gjithë kursimtarët duhet të trajtohen njësoj dhe ato me investim kursimi deri 30 mijë euro, ato që kanë pasur mbi 30 mijë euro por edhe kompani që nuk janë të mbrojtura nga ligjet e vendit me një shumë minimale në rast të dështimit të bankës.

“Nuk bëhet fjalë për prishjen e sigurisë dhe stabilitetit banker dhe finansiarë. Bhët fjalë për vendim të keq ligjorë dhe në kundërshtim me Kushtetutën më të cilën personat fizik e posaqërisht ato juridik si deponent në banka në rast të falimentimit vihen në pozitë jot ë barabartë dhe diskriminuese në krahasim me Faondin për sigurimin e depozitëve shtetërorë.”, tha Kristijan Veliçkovski nga Eurostandart

Nga Shoqata e bankës vlerësuan pozitivisht vendimin meritorë të gjykatës Kushtetuese.Leja për punë e Bankës Eurostandart iu morë në gusht të vitit të kaluar. Sipas Kursimtarëve bëhet fjalë për dispozitë shumë të rëndësishme ligjore e cila në thelb mund të shkaktojë reforma në legjislacionin në fushën e sistemit banker.