Përmes një konference për media dega e Tetovës së Aleancës për Shqiptarët reagoi, për siç theksuan, një shembulli të hapësirës e cila është uzurpuar dhe për këtë nuk ka reagim nga autoritetet lokale si dhe Prokuroria. Kryetari i degës Muzafer Etemi e theksoi lokacionin afër ndërtesës së Gjykatës dhe Prokurorisë e cila përdoret për parkimin e automjeteve.

Postimi i plotë:

E vërteta është krejt ndryshe

Të nderuar qytetarë

Jemi këtu, pranë Prokurorisë së qytetit, 150 m. larg nga Komuna e Tetovës dhe jo më shumë se 200 m. larg nga Ministria rajonale e punëve të brendshme.

Prokuroria duhet të përkujdeset për drejtësinë dhe në rastet e kontesteve të ndryshme duhet të marrë vendim në dobi të së drejtës, besoj të gjithë jemi dakord për këtë, por a ndodh kjo? Komuna, opo udhëheqësia e komunës ka për detyrë të rregullojë, apo ta lehtësojë jetën e qytetarit, të ndihmojë bizneset, të vjelë tatimin dhe të njëjtin t’ua kthejë qytetarëve duke përmirësauar infrastrukturën e qytetit, si dhe duke investuar për të mirën e qytetarit. Të gjithë jemi dakord se kjo duhet të ndodhë, por realiteti flet ndryshe!!!

Arsyeja përse jemi këtu është pikërisht kjo, për ta dëshmuar me një shembull konkret se organet apo institucionet e lartëpërmendura nuk e kryejnë funksionin për të cilin janë të thirrur.

Kjo parcelë është pronë publike dhe shfrytëzohet për biznes, më konkretisht parking privat, pa asnjë lloj kontratë mes komunës dhe personit fizik apo ndonjë subjekti juridik, cili do qoftë ai!
Të nderuar qytetarë ja si funksionon Komuna, më saktë kryetarja e komunës, po edhe “shtëpia e drejtësisë”.

Si mund të ndodh kjo, pikërisht në qendër të qytetit, në sy të të gjithë kalimtarëve?! Ata që duhet të krijojnë rregullin, e thejnë atë! Ata që duhet të zgjidhin problemet i komplikojnë më keq! Dhe krejt kjo ka një përgjigje, “ujku do mjegull”, sa më e dendur mjegulla aq më shumë dele do mungojnë!

Këtu me vete kam një dokument, bëhet fjalë për një vërtetim kadastral, më saktë, historiatin kadastral të kësaj parcele, që na dëshmon të gjithë atë që tham më lartë.

Prokuroria si organ i pavarur i gjyqësisë duhet të ndërmarrë veprime të nevojshme juridike për zbulimin e veprave penale dhe të autorëve të krimit si dhe hetimin dhe ndjekjen me kohë të veprave penale, si në rastin konkrekt të uzupimit të pronës publike për biznes privat, por përkundrazi, me heshtjen e saj tregon qartë se prokuroria nuk është e pavarur dhe se kjo varësi kokë e këmbë nga politika shkon në dëm të qytetarit. Pos Prokurorisë hesht edhe Avokati i shtetit që ka për qëllim të kujdeset për pronën shtetërore, e cila për ironi zyrat i ka po në të njëjtin objekt. Heshtin edhe organet policore. Duke e ditur se me tokat shtetërore menxhon komuna, atëherë po pyesim autoritetet e Komunës së Tetovës se me çfarë baze juridike ky vend shfrytezohet “parking” dhe në interes të kujt shfrytëzohet. Dëshmi se kjo është pronë publike është fleta pronësore. Pra, përse heshtin organet e lartpermendura! Nëse ata heshtin, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk do të heshtë, do të jetë gjithkund ku ndodh padrejtësia, do të jetë për qytetarin dhe në shërbim të qytetarit. Përmes kësaj presskonference u bëjmë thirrje organeve të sipërpërmendura të mos heshtin, urgjentisht të ndërmarrin hapa konkretë për të vërtetuar saktësinë e kësaj qe po shpalosim para opinionit. Këkojmë nga organet komunale të tregohen transparete, të dalin publikisht të tregojnë para opinionit mbi bazën juridike ( kontratën për shfrytëzim) të kësaj parcele.