Qeveria LSDM-BDI që tanimë që po mer formën e një regjimi e ka sjellë Republikën e Maqedonisë së Veriut në një gjendje izolimi të paparë duke e bllokuar procesin integrues për shkak të keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes pesë vjeçare. Por, kjo nuk i pengon Ministrit të Punëve të jashtme Bujar Osmanit të vazhdojë të shëtisë me para të tatimpaguesve në vendet të cilat nuk kanë nevojë të binden për hapje të negociatave për BE, si Gjermania, Danimarka e Suedia.
Kujtojmë se gjatë katër viteve të fundit, Qeveria LSDM-BDI ka marrë disa refuzime të vazhdueshme për hapje të negociatave për BE për shkak të gjendjes kritike me lirinë e mediave, skandaleve të përditshme korruptive, gjyqësorit të politizuar e të etnizuar dhe falimentimit të përgjithshëm të shtetit të së drejtës. ( e kur jemi tek korrupsioni edhe vetë Kryetarja e Komisionit për parandalimin e Korrupsionin zonj, Biljana Ivanovska, ditë më pranoi se Situata me korrupsionin është mjaft serioze duke ju referuar edhe raportit të Këshillit Evropian për Maqedoninë e Veriut vlerësimit të GREKO-s si dhe indeksit për perceptimin e korrupsionit të Tranparensi Internatonal.)
Së fundmi, dështimeve të tyre u është shtuar edhe paaftësia për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë. Vendi dhe qytetarët tanë kurrë nuk kanë qenë më te izoluar. Po aq herë Bujar Osmani ka gënjyer se ka fituar datë për hapje të negociatave dhe ka mbuluar dështimet e tij dhe ato të Qeverisë LSDM-BDI me udhëtime nëpër Evropë sa për fotografi, të paguara nga tatimpaguesit. Kulmin e kishte arritur më 2018 me fotografitë qesharake nga aeroplani privat kur na siguronte se kjo punë u kry.
Gjithë këto vite, Osmani bashkë me Zaev dhe Dimitrov kanë lobuar në korridoret evropiane për shkëputje nga Shqipëria duke e paraqitur këtë të fundit si pengesë në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.