“Topçinjtë” kanë shënuar fitore minimale, por tejet të rëndësishme kundër “Bluve” të Thomas Tuchel.

Ka përfunduar derbi londinez mes Chelseat e Arsenalit, ku në kuadër të xhiros së 36 në Premier Ligën angleze, “Topçinjtë” kanë arkëtuar tre pikët e plota në “Stamford Bridge”. Rezultatin arriti ta zhbllokoj Emile Smith-Rowe përmes një asistimi të Aubameyang në minutën e 16’, ku edhe doli të ishte goli i fundit në këtë ndeshje.

Ndeshja ka përfunduar 1:0 në favor të Arsenalit, ku me tre pikët e reja “Topçinjtë” mbajnë gjallë shpresat për gara evropiane sezonin e ardhshëm, pasi që gjenden në pozitën e tetë me 55 pikë, një larg Tottenham që zë pozitën e shtatë, pozitën që dërgon në Ligën e Evropës.

Në anën tjetër, me humbjen e sotme, Chelsea lë të hapur garën për Top 4, ku pas 36 ndeshjeve kanë arkëtuar 64 pikë në pozitën e katërt, gjashtë sosh më shumë se West Ham në pozitën e pestë, e dy pikë më pak se Leicester në vendin e tretë.

Të ngjajshme Arsenali e kërkon me ngulm Julian Brandt​Arsenali ndalet me barazim nga Fulhami​Sky: Calhanoglu drejt Juventusit! Arsenali pëson humbje, por vazhdon për në çerekfinale Arsenali fiton me përmbysje në derbin ndaj Tottenhamit Arsenali e Tottenhami vazhdojnë me fitore, United ndalet me barazim