Në Maqedoni pak investohet në futboll. Kështu tha trajneri i përfaqësuese së futbollit Igor Angellovski në një intervistë për REL. Sipas tij tani kur Maqedonia u plasua për në Kampionatin Evropian klubet dhe FFM duhet t’i tregojnë kapacitetet e tyre dhe ta ngritin nivelin e cilësisë së futbollit.

“Mendoj që jo dhe mendoj që këtu është problemi i futbollit të Maqedonisë. Të gjithë që punojnë në futboll të gjitha autoritetet, veçanërisht tani pas suksesit duhet ta shfrytëzojnë momentin. Ne si shtet do të marrim pjesë në Kampionat Evropian, në eventin më të madh të futbollit dhe ja një mundësi për të gjitha autoritetet të cilat udhëheqin me klubet me FFM t’i tregojnë kapacitete e tyre dhe ta ngritin nivelin e cilësisë së futbollit”, deklaroi Igor Angellovski.

Trajnerit Angellovski iu ofrua vazhdimi i kontratës me përfaqësuesen vetëm për 6 muaj. Por pse?

“Atë duhet të pyesni ata që më ofruan. Po, si dhuratë për plasman në Kampionatin Evropian morra kontratë 6 mujore, të cilën do ta punojë në mënyrë profesionale”, u shpreh Angellovski.

Por çfarë mosdhënie ka Angellovski me kryetarin e FFM-së Muhamed Sejdini?

“Unë e bëjë punën time dhe jam përgjegjës për atë që ndodh në përfaqësuese, ai bën punën e tij dhe është përgjegjës për atë se çfarë ndodh në FFM”, shtoi Igor Angellovski – Trajner i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe Maqedonia e Veriut për herë të parë në histori është kualifikuar për në Kampionat Evropian i cili do të nisë më 11 qershor. Përfaqësuesja jonë është në një grup me Ukrainën, Austrinë dhe Holandën, ndërsa ndeshjen e parë do të zhvillojë në Bukuresht me 13 qershor përballë Austrisë./