“Ishte një kohë në familjen time kur kisha nevojë të isha në shtëpi”. Angelina Jolie ka dhënë detale se si la pas karrierën që të jetë me fëmijët e saj gjatë betejës së hidhur për kujdestarinë e fëmijëve me ish partnerin e saj me Brad Pitt

Angelina Jolie ka dhënë detaje pse ajo kishte ngecur në karrierë e saj për të kaluar kohë me fëmijët e saj derisa ende është në betejë gjyqësore me ish partnerin e saj Brad Pitt.

Duke folur për Lorraine të mërkurën, aktorja (45) është pyetur për atë pse u ndal së bëri regji kurse ajo u përgjigj: Shumicën e kohës isha në shtëpi. Por ishin vite më shumë rëndësi që isha në shtëpi, një kohë me familjen për të cilën unë kisha nevojë të jem në shtëpi.

Aktorja është në një betejë ligjore për kujdestarinë me Brad për fëmijët e tyre; Maddox (19), Pax (17), Zahara (16), Shiloh (14) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (12), e ku ajo ka aluduar se ka pasur nevojë që të jetë më shumë në shtëpi.

“Në vitet e fundit nuk isha në gjendje që të bëja regji. Isha më shumë në shtëpi”, tha ajo.

“Bëra disa filma, por shumicën e kohës isha në shtëpi. Por ishin vite shumë të rëndësishme që isha në shtëpi, një kohë e bollshme për ta kaluar me familjen tim ku kisha nevojë që të jem në shtëpi”.

“Këto janë vitet kur i pashë ata duke u rritur dhe bërë të pjekur. Jam i lumtur që jam këtu dhe jam e sigurt që kam bërë gjënë e duhur”.