Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Maqedonisë së Veriut për luftë kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë efektet, ndërsa institucionet në vendit do të kenë edhe më tej mbështetje. Kështu ka deklaruar ambasadorja e SHBA-së Kejt Bërns, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për grant mbështetës për zhvillim mes dy vendeve. Ambasadorja Bërns vlerëson se vendi ka arritur avancim evident pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe hyrjes në NATO. Por shtoi se ky hap duhet të vazhdohet dhe të shfrytëzohen mundësitë, qoftë edhe në periudha me shumë sfida. Ambasadorja amerikane potencoi se liderët qeveritar duhet të ballafaqohen me reformat reale të cilat vendi duhet ti bëjë për anëtarësim në BE.