Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e shoqëruar nga ministri Niko Peleshi ka qenë dje në bazën stërvitore të Bizës, ku po qëndrojnë trupat e vendeve anëtare të NATO-s që kanë ardhur në Shqipëri në kuadër  të stërvitjes Defender Europe 21. Siç shihet nga pmajet që janë publikuar sot, krejt pa komplekse diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, është shtrirë në tokë bashkë me një ushtarë dhe qëllon me mitraloz ndërsa në një foto tjetër ajo shfaqet duke shenjëstruar dhe qëlluar me pistoletë.