Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Kryeministri Rama, ose kreu i PS po e marr tani nuk pati asnjë reagim për këtë çështje.

Sali Berisha: Po pse të reagojë ai, ka çuar dosjet dhe kaq. Pse do reagonte?

Blendi Fevziu: Nëse ka çuar dojset do të thotë ka diçka…

Sali Berisha: Absolutisht mashtrim, le ta nxjerrin. Le të nxjerrin faktet.

Blendi Fevziu: Ju po thoni që është Rama që e ka iniciuar?

Sali Berisha: Pa diskutim.

Blendi Fevziu: Nga Shqipëria?

Sali Berisha: Po të mos nisej nga Shqipëria ajo… nuk janë zhvillime në Uashington. Këtu kanë marrë dosjet.

Blendi Fevziu: Dhe DASH mund të mashtrohet nga dosjet e Ramës? Duket akoma më e rëndë.

Sali Berisha: Që i merr dosjet e qeverisë, i merr ajo…

Blendi Fevziu: Patjetër, por i shqyrton, nuk e merr vendimin mbi çdo lloj dosje.

Sali Berisha: Po një gjë që nuk qëndron, nuk qëndron mor zotëri. Ja ta shohim në gjykatë!

Vijon…