Në rrugën lokale që lidh fshatrat e Tetovës Otushishtë dhe Tearcë, dje rreth orës 17.00, vetura e tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga 26-vjeçari N.I. nga Tearca, ka aksidentuar këmbësorin e mitur nga i njëjti fshat informon Tetovasot . Këmbësori i lënduar është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për ti ofruar ndihmë mjekësore, dhe vendi i aksidentit është inspektuar nga ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës.