Tre persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në një aksident në trafik që ndodhi mbrëmë në rrugën rajonale fshati Zrnovci – fshati Grdovci, afër urës në lumin Bregallnica.

Sipas informacioneve, një veturë “Citroen”, drejtuar nga A.M. (31) nga Orizari, ka dalë nga rruga.

“Në aksident, bashëudhëtarja V.S. (21) ka marrë lëndime të rënda trupore, lëndime kanë marrë edhe dy bashkëudhëtaret A.A. (23) dhe D.S. (25), të tre nga Koçani”, thonë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga policia e Koçanit.