Dje rreth orës 19:15 në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Gostivar-Kërçovë, afër gurroreve të hapura, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një motor ,,Yamaha“ me targa Gostivar i drejtuar nga 24-vjeçari A.I. nga Gostivari dhe një veturë “Opel Astra” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 52-vjeçari J.L. nga Shkupi informon Tetovasot . Në këtë aksident moroçiklisti A.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar ku është transferuar për ndihmë mjekësore. Skena e aksidentit është inspektuar nga ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar.Ts