Koment: TetovaSot

Tetova kurrë nuk ka qenë jashtë fokusit të investimeve, ndryshimeve të shumta që kanë ndodhur gjithandej. Tetova nuk mund të mbetej jashtë fokusit edhe në këtë kohë pandemie universale që ka goditur njerëzimin me gjithë ato përmasa duke shkaktuar krizë të përgjithshme shëndetësore dhe ekonomike. Por në kohëra të tilla të vështira shfaqen edhe ata që quhen shpëtimtarët e mëdhenj, ata që duan ta shikojnë ndryshe këtë qytet, që ka nevojë për punë, që duan rininë ta mbajnë në vendëlindje. Një i tillë personalitet është padyshim Drejtori i NORMAK Invest Group, Aki Etemi, njeriu që menaxhon me zonën e Tetovës e që sot ajo po rritet me punësime dhe mijra familje shqiptare dhe të tjera kanë gjetur shpëtim duke ushqyer familjet e tyre.

Sot në vijë të këtyre zhvillimeve që ne shkruajmë u vendos gurrë themeli i investimit të ri të kompanisë LEAR dhe NORMAK në Zonën teknologjike industriale zhvillimore në Tetovë që do hapë shumë vende pune, kompani amerikane që pritet të punësohen mbi 1500 persona dhe 1500 familje nuk do të kenë më ankthin e pandemsië dhe krizës familjare. Aki Etemi është personailitet që nuk flet shumë, por vepron, dhe sot kur bota po përballet me një krizë të madhe ekonomike ai hap derën për shqiptarët e Pollogut dhe punëson mijëra shqiptarë që falë menaxhimit të tij me zonën ata gjejnë shpëtimin e tyre duke mos shikuar më ka Perendimi për të shëtitur rrugëve të Gjermanisë.

Ky është një akt i madh patriotizmi, sepse sot patriot më i madh është ai që mba gjallë familjet shqiptare, ai që u jep punë familjeve shqiptare, dhe ai që i gëzon familjet shqiptare duke ju siguruar një vend pune, sepse njerëzit kanë nevojë për punë, mirëqënie ekonomike dhe shpresë për të ardhmen e tyre. Sot kur ne flasim, Aki Etemi I mba mbi supe mbi 3000 mijë familje dhe ata në këtë kohë pandemie e tejkalojnë krizën ekonomike dhe atyre ju rritet shpresa për të punuar edhe më shumë sepse edhe para dyerve të tyre ka punë.

Edhe Aki Etemi dje në rastin e gurrthemelit të fabrikës së re u shpreh se me me këtë investim ka përfocurar ekonominë e Pollogut dhe ju ka mundësuar qytetareve një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të sigurt.
Ai gjithashtu tha se në këtë kohë të pa kohë, ku vendi përballet nga virusi Covid 19, në momentin që kjo pandemi përpos krizës shëndetësore shkaktoi edhe krizë ekonomike ku si rjedhojë e sajë për fat të keq u mbyllën shumë biznese e mijëra punëtor ngelën pa vende të punës.
Zona e Tetovës mori hapin diamaterialisht të kundërt, hapi vende të reja të punës dhe investime të pa para deri më tani.

Dhe në fund për të përmbyllur gjithë këtë punë të madhe të Aki Etemit, manjati i famshëm i Apples, Steve Jobs, ka thënë se “E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni” edhe Aki Etemi e do Zonën i do shqiptarët andaj e bën.