Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti uron besimtarët musliman festën “Fitër Bajrami”.

“Kam kënaqësinë e veçantë t’ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin duke ju dëshiruar fillimisht shëndet dhe mbarësi në familjet e juaja.

Muaji i shenjt i Ramazanit dhe Fitër Bajrami na përkujtojnë dhe na rikthejnë tek vlerat më të mira njerëzore mbi të cilat reflektojmë me gjithë qenien tonë përgjatë gjithë muajit të agjërimit.

Uroj agjërim të pranuar dhe festë të mbarë e të begatë. Qofshim më të mirë për veten, për njëri tjetrin dhe për gjithë shoqërinë tonë.” uron Ahmeti.