Sot në përkujtimin e dëshmorit të kombit Imri Elezi, para të pranishmëve dhe familjes së tij fjalim rasti mbajti edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili vlerësoi lartë kontributin e tij duke thënë se nuk ka masë që mund të matë apo vlerësojë përkushtimin e Imriut apo familjes së tij.

“Ju dhatë njerëzit më të afërt, prindërit dhanë fëmijët, ju vëllezërit, Imriu morri rrugën drejtë hakmarjes së madhe që ju bë familjes tuaj nga regjimi që i mori jetën, Imriu bëri hakmarjen e madhe dhe nuk ka masë që mund të matë apo vlerë që mund të vlerësojë atë përkushtim tuajin dhe të Imriut si familje se sa dëbimi i pushtuesve nga tokat shqiptare, a ka vepër më të madhe se sa sot që në themelet e pavarësisë së Kosovës është edhe kontributi dhe gjaku i Imriut në UÇK, a ka vlerë e gjë më mund të masë kontribuin e Imriut që ai ka në gjuhën e nënës së tij që ajo flitet shqip në tokat ku lindi ai, është kontribues në të gjitha fushat prandaj i merituar ndër të merituarit emri i tij rreshtohet dhe vendoset përjetësisht që sa të ndriçojë dielli e ndrit hana emri i tij do të qëndrojë në shkolla dhe do e bartin në deftesa gjenerata e gjenerata të tëra. Prandaj, ju jeni krenar për vëllaun dhe birin tuaj, gjithë bashkëluftëtarët të jenë krenar dhe kombi do e përkujtojë një jetë, ju komuna bëni punën e mirë që kujtoni ata të cilët ja kanë rritur krenarinë dhe dinjitetin kombit të vet, andaj lavdi e përjetësve të gjithë të rënëve për liri, lavdi punës dhe veprës së bashkëluftarit tonë Imri Elezi sepse kështu ata e meritojnë sepse janë nga më të merituarit”, ka thënë në fjalimin e tij para të pranishmëve kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.