Duket se hapi i radhës i Sergio Agueros në karrierën e tij do të jetë si lojtar i Barcelonës

S’e paku kështu raportojnë mediat spanjolle të cilat thonë se gjithçka do të përfundojë brenda këtij muaji dhe Aguero do të jetë lojtar i Blaugranas për sezonin e ri.

Sergio Aguero do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Barcelonë menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve që Manchester City do ta luajë kundër Chelseat.

Gazeta e njohur, Mundo Deportivo, ka shkruar se një marrëveshje është arritur në mes të argjentinasit dhe skuadrës nga Camp Nou, ku ai do të kalojë si lojtar pa kontratë. 80 për qind e kësaj pune është kryer, me testet mjekësore që janë gati dhe pritet të bëhen shumë shpejt.