Në rrjetet sociale tashmë është shfaqur një indinjatë e madhe ndaj kryetarit të komunës së Vrapçishtit nga rradhët e ASH-së së Ziadin Selës i cili 24/7 shet patriotizëm, duke bërë një akt të shëmtuar, përmes dorëzimit në polici të një shkrese si në kohën e komunizmit ku mund të lexohet qartë se ai akuzon dy persona të fshatit Dobërdoll si gjoja të lidhur me një organizatë terroriste.

Mbi të gjitha, ajo që është akoma më tragjike dhe më e keqja është se shkresa e kryetarit të Vraçishtit Shaban Iseni është vetëm në gjuhën maqedonase dhe të njëjtën e ka cilësuar si “TË BESUESHME”.

Një nga reagimet e ashpra ndaj kryetarit të Vrapçishtit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët erdh nga avokati strugan, Besnik Asani. Ky i fundit këtë shkresë të Isen Shabanit e ka vlerësuar si një shembull tipik se si nuk duhet të duket dhe të veprojë një kryetar komune. Ky turp dhe skandal i paparë i tij, jo vetëm që bastardon institucionin, por edhe privatizon atë.

Siç e quan avokati strugan kryetarin e Vrapçishtit “Druže kryetari” përmes kësaj shkrese ka keqpërdorë detyrën, duke tejkaluar kështu kompetencat e tija dhe me këtë ka ngjallur dhe shkaktuar ndjenjë shqetësimi dhe paniku te banorët e komunës me të cilën udhëheq.

BURIMI: gjurme.info