Në pyetje se pse në Maqedoninë e Veriut nuk hapen pikat e vaksinimit pa paraqitje për vaksinim dhe nëse do të jepen shpërblime për ata që do të vendosin të vaksinohen, siç po e praktikon Serbia, ministri Filipçe me përgjigje:

“Tani nuk planifikohet një gjë e tillë dhe për këtë jemi në fazën ku duhet të apelojmë te qytetarët që të regjistrohen. Sidoqoftë, sasia e vaksinave në Serbi është shumë më e madhe. Besoj se kjo do të ndryshoj edhe tek ne dhe atëherë mund të hapen pika të tilla”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.