I pyetur nëse doktori Ridvan Bajrami do të jetë kandidat i Besës për Komunën e Çairit, në emisionin “Click Plus”, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se ky është vetëm një vullnet dhe gatishmëri për të qenë pjesë e garës, por që nuk ka ndonjë vendim partiak për këtë çështje, transmeton TetovaSot.

“Është një vullnet, një gatishmëri për të qenë pjesë e garës por nuk kemi një vendim partiak dhe po them që në kuadër të gjitha analizave të cilat i bëjmë me strukturat tona, me sondazhet dhe rejtingun e partive dhe individëve të caktuar në pozicione të caktuara në kombinatorika të caktuara të oponentëve tanë, sigurisht se opsioni më i mirë që do të dalë për Lëvizjen Besa, do t’i prijë garës në komunën konkrete.