Këtë sezon, asgjë nuk po shkon siç duhet për Juventusin. Për shkak të rezultateve të dobëta, bardhezinjtë rrezikojnë kualifikimin në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Për këtë, shumë tifozë të Juventusit të zhgënjyer me rezultatet kërkuan shkarkimin e trajnerit, Andrea Pirlo. Por tek Juve nuk është vetëm Pirlo që mund të largohet. Rasti i Cristiano Ronaldos, ngre gjithashtu pikëpyetje në lidhje me të ardhmen.

Pavarësisht rezultateve të dobëta, zëvendëspresidenti i Juventusit Pavel Nedved ka konfirmuar se Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldo do të qëndrojnë tek Juventus.

Gjatë një ceremonie për një program televiziv italian “Topi i Artë” i vitit 2004 konfirmoi lajmin: “Këtë sezon ka patur vështirësi, por ne do të luftojmë deri në fund. Mund t’ju konfirmoj që Pirlo dhe Ronaldo do të qëndrojnë tek Juventus. ”