Janë regjistruar 83 raste të reja të KOVID-19 në 24 orët e kaluara nga 2704 teste. Dy pacientë vdiqën – 67-vjeçar nga Shkupi dhe 80-vjeçar nga Kavadari, ndërsa janë shëruar 259, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjysma e të diagnostikuarve të rinj (40) janë në Shkup, tetë në Prilep, nga gjashtë raste të reja ka në Kumanovë dhe Ohër, nga pesë në Tetovë dhe Radovish, Manastir- tre, Strugë dhe Kërçovë- nga dy dhe nga një rast të ri të koronavirusit kanë në Kavadar, Strumicë, Shën Nikollë, Berovë, Demir Hisar dhe Pehçevë.

Nga 259 pacientë e shëruar, 128 janë nga Shkupi, Kumanova – 25, Manastiri – 21, Tetova dhe Strumica – nga 10, Vinica – nëntë, Prilep – tetë, Shtipi – shtatë, Kërçova – gjashtë, Velesi – pesë, Gostivari – katër , Resnjë, Radovish dhe Dibër – nga tre, Kavadari, Koçani, Gjevgjelia, Negotina, Berova dhe Probishtipi – nga dy të shëruar dhe nga një në Ohër, Shën Nikollë, Kriva Pallanka, Bogdanc dhe Demir Hisar.

Analiza epidemiologjike sipas qyteteve – numri i përgjithshëm i rasteve dhe numri i rasteve aktive:

Shkup 68298, aktiv 1312
Kumanovë 8748, aktiv 303
Prilep 8272, aktiv 160
Tetovë 7194, aktiv 116
Manastir 6271, aktiv 214
Veles 5463, aktiv 86
Gostivar 5159, aktiv 48
Kavadar 5148, aktiv 48
Ohër 4989, aktiv 203
Shtip 4955, aktiv 67
Strumicë 4101, aktiv 89
Strugë 2972, aktiv 74
Koçan 2776, aktiv 52
Kërçovë 2540, aktiv 81
Gjevgjeli 2190, aktiv 33
Negotinë 2179, aktiv 21
Shën Nikollë 1519, aktiv 42
Resnje 1233, aktiv 41
Kriva Pallankë 1218, aktiv 7
Radovish 1140, aktiv 58
Berovë 1027, aktiv 8
Dellçevë 967, aktiv 27
Dibër 938, aktiv 5
Vinicë 874, aktiv 58
Probishtip 789, aktiv 16
Vallandovë 665, aktiv 6
Bogdanci 493, aktiv 7
Krushevë 488, aktiv 22
Demir Kapi 396, aktiv 2
Demir Hisar 397, aktiv 21
Kratovë 367, aktiv 15
Makedonski Brod 356, aktiv 1
Pehçevë 267, aktiv 3
Makedonska Kamenicë 247, aktiv 17
Dojran 132, aktiv 0.

Që nga fillimi i epidemisë në vend, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid është 154 804 nga 760 498 teste. Numri i të shëruarve është 146 302, i të vdekurve 5232, ndërsa raste aktive ka 3270.