Giannis Lagos, ish-anëtari i Agimit të Artë në Greqi do të mbërrijë në Athinë këtë mesditë nën masa të shumta sigurie. Pesë oficerë policie do të shoqërojnë atë nga Belgjika drejt Marking.

Tetorin e kaluar Gjykata e Apelit dënoi Lagos me 13 vite e 8 muaj burg për drejtimin e një organizate kriminale.

Dënimi ndaj tij u dha në mungesë pasi ish-eurodeputeti ishte arratisur duke përdorur postin e tij në momentin kur e kuptoi që do i viheshin prangat.

Prillin e kaluar, Parlamenti Europian i hoqi atij imunitetin me një shumicë dërrmuese votash, 658 pro dhe 25 kundër. Ai u arrestua dhe u mbajt për disa muaj në Bruksel ndërsa një javë më parë u vendos ekstradimi i tij drejt Greqisë.