Në repartet infektive në vend mjekohen gjithsej 457 pacientë pozitivë ose të dyshuar për koronavirus, nga të cilët 264 në spitalet nëpër vend dhe 193 në repartet infektive në kryeqytet. Në Kovid Qendrat ka rreth 680 shtretër të lire, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Për shkak të numrit të ulur të të infektuarve, nga MSH-ja informojnë se spitalet kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve të dedikuara për pacientë me Kovid-19.
mijë pozitiv në Kovid-19.

Nga MSH informojnë se të gjitha repartet infektive kanë qasje të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për oksigjen.