Nga ora 21:00 e ditës së djeshme (04.05.2021) është konstatuar se 41 persona nuk kanë respektuar orën policore. Në ndërkohë nga Ministria e Brendshme gjithashtu njoftojnë se në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë gjobitur 401 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.