Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkurë do të mbërrijnë 38 mijë doza të vaksinave anti-COVID të AstraZeneca-s.

“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës.

“Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /Klan Kosova.