Një shtetas i Turqisë dje në mesditë është sulmuar fizikisht në qytetin e Prilepit. Sipas njoftimit të policisë, SH.Ç, 33 vjeç nga Turqia, është sulmuar nga dy persona rreth orës 12:30 në rrugën “Mbrojtësit e Prilepit” në Prilep.

Sulmi ka pasuar pas një aksidenti që ka ndodhur në komunikacion. Ai ka denoncuar rastin në policinë lokale. Shtetasi turk kishte vendqëndrim të përkohshëm në fshatin Kanatllarcë. (INA)