Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, janë kryer 2707 testime nga të cilat 42 persona, kanë rezultuar pozitivë me coronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 persona të prekur me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 131.845 raste pozitive, prej tyre 120.072 janë shëruar, 9.350 janë raste aktive, ndërsa jetën e kanë humbur 2.423 pacientë.