Gati 3.5 milionë njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, më shumë se një vit më parë. Të dhënat janë publikuar nga Universiteti Johns Hopkins, sipas të cilave më konkretisht janë 3 487 480 viktima. Rastet totale të infektimit janë 167 996 661, ndërsa në të gjithë botën janë shëruar 149 336 256 persona nga Covid-19.

Deri më tani janë administruar mbi 1 miliard e 670 milionë doza të vaksinës anti-Covid.

Shtetet e Bashkuara mbeten në krye të renditjes së vendeve me më shumë raste, konkretisht 33 143 246 dhe më shumë viktima 590 529, pasuar nga India me 26 752 447 raste dhe 303 720 viktima, në vendin e tretë është Brazili me 16 120 756 raste të infektimit dhe 449 858 viktima, kurse në vend të katërt renditet Franca me 5 667 331 raste dhe 108 819 viktima.