Hipokritët druajnë se do të shpallet ndonjë sure e cila do t’i lajmërojë se ç’ka në zemrat e tyre. Thuaj: “Talluni po deshët! Allahu sigurisht që do ta nxjerrë në pah atë së cilës ju i druheni”. (Et Teube, 64)

Nga Vehbi Ibrahimi

Nëpër disa qarqe mynafikësh, po qarkullon një video-klip i shkurtër ku shihet se si, Myftiu i kontrabanduar i Shkupit, Qenan Ismaili, mundohet të citojë se si qenka e kotë namazi dhe agjërimi i atij i cili përgojon! Do me thënë, e ka për vete, sepse i ka djegur dikund! Dërgonte “selame” duke u munduar që, përmes citimeve të haditheve, të frikësojë njerëz dhe mos t’ia zbulojnë të bëmat prej hipokriti!

Pra, ja që unë, mysliman i këtij vendi, i devtoshëm (për këtë e kam dëshmitar Allahun e Gjithëdijshëm) nuk dua asnjë sevap që është i ngjashëm me ato të Qenan Ismailit, por ama nuk do të mund të rri pa e lakuriqësuar injorantin! E ky le të thotë pastaj se po më “përgojojnë”!

Ai mendon se, gjithçka që flitet për Qenan Ismailin, është përgojim, nuk është vepër e myslimanit të mirëfilltë, ndaj si e tillë duhet të hidhet poshtë, mos të dëgjohet asnjë fjalë prej “përgojuesit” që e cullakosë ndyrësirën!
Nëse flet për Qenan Ismailin se si u bë “myfti” duke e gënjyer BFI-në, respektivisht, H. Sulejman ef. Rexhepin, se ka pesë vite përvojë pune në BFI, pa pasur asnjë sekond, kjo do të thotë se na qenka përgojim, a!

Nëse flet për rrenat e Qenan Ismaili të hedhura në një copë letër e që na e tundë si “program”, nëse ia nënvizon të gjitha rrenat, sepse asgjë nuk u realizua prej asaj që tha kur e gënjeu punëdhënësin e tij, kjo na qenka përgojim, a!

Nëse ia tërheq vërejtjen për atë se si i mashtroi imamlerët e Shkupit për kartela bankare, për rrogë me kartela, për pagesa institucionale të shërbimeve pensional e invalidor, kjo na qenka përgojim, a!

Nëse ia tërheq vërejtjen për sjelljet prej fodulli në raport me nëpunësit e tij në Myftini, kjo qenka përgojim, a!
Nëse i thua se në Myftini i ka dhënë post dikuj me diomë false, kurse shumë të diplomuar janë pa punë, kjo na qenka përgojim, a!

Nëse ia tërheq vërejtjen për vjedhje të përditshme në emër të aktiviteteve ditore islame, kjo na qenka përgojim, a!
Nëse ia tërheq vërejtjen për humbjen, shitjen, zhvatjen e vakëfit të Shkupit, edhe kjo qenka përgojim, a!
Nëse flet për ish selinë e Myftinisë së Shkupit në Kala (aty ku filloi mandatin), se përse është lënë shkret dhe në pronësi të kuj është tani, edhe kjo na qenka përgojim, a!

Nëse ia tërheq vërejtjen që mos t’i justifikojë dështimet e veta me faktin që nuk paska buxhet, se me 20 për qind nuk paska mundësi për të bërë asgjë, prandaj po dështuaka Myftinia më e madhe në Maqedoninë e Veriut, edhe kjo na qenka përgojim!

Nëse kritikohet për dështimet totale të tij si dhe për justifikimet e tij prej hipokriti se “katër vite qenkan pak për të bërë diçka të madhe”, ndërkohë që katër vite janë mjaftueshëm për të drejtuar shtete e organizata me relevancë botërore, edhe kjo na qenka përgojim, a!

Nëse shprehet habia se si po mburreshka si debill me “aktivitetet” e Myftinsë së Shkupit, meqë paska arritur të shtojë numrin e “llajkave”, edhe kjo na qenka përgojim, a?!

Dakord, nuk do ta përgojojmë më por ama, do ta tregojmë një të vërtetë të madhe!

Miqve të Sulejman Rexhepit, atyreve, të cilët ia tërheqin vërejtjen për mosmirënjohje ndaj ish-reisit që e emëroi “myfti”, vazhdimisht ju thotë se, kur ka shkuar në Gostivar as që e ka ditur se pse po shkon, vetëm se e kan thirrur në një mbledhje! Ka qenë i manipuluar e i gënjyer, sepse, ndryshe, kurrë nuk do të votonte për shkarkim të Sulejman Rexhepit! Ndërsa, miqve të vetë ua thotë të kundërtën. U thotë se, ka qenë iniciatori kryesor për shkarkimin e H. Sulejman ef. Rexhepit!

Po ia përkujtojmë një detal! Me t’u kthyer nga Turqia, ku ishte për shërim nga Covid-19, një myfti nga Shqipëria, takohet me Qenan Ismailin dhe me ca persona të tjerë, në një nga restorantet në dalje të Skupit! Në bisedë e sipër, pasi myftiu shqiptar e kritikon praktikën që e ka instaluar “rijaseti” i papërgjegjshëm me shkarkim tinëzar të Reisit, Qenan Ismaili, është arsyetuar: “Sulejman Rexhepi e teproi! U bë shumë i rrezikshëm për shtetin. Na dhanë urdhër nga ministria e brendshme që urgjentisht të tubohemi në Gostivar. E kemi pasur patjetër të tubohemi e ta shkarkojmë. Ishte urdhër! Në të kundërtën, do të na hynte policia financiare e do të na burgoste të gjithëve, sepse asnjëri nuk jemi të pastër”!

Ja pra, pa qenë këto “përgojime”, vështirë se do të mund ta shpalosnim hipokrizinë e Qenan Ismailit, i cili, e kapi Myftininë e Shkupit, jo me merita, por, me dredhira, sepse “edhe për këtë paska qenë i urdhëruar! Ta pushtojë kalanë nga brenda”! Fundja, ai që e emëroi i manipuluar, për myfti, në Zërin e Amerikës e pat trajtuar si një nga drejtuesit e një “shoqate” që nuk është asgjë tjetër përveç filiale e shërbimeve intelegjente maqedonase! Ja ku ky fakt doli të jetë i saktë, u vërtetua nga biseda që e bëri me myftiun nga Shqipëria!

Nëse këtë rrëfim Qenan Ismaili e vlerëson si përgojim, unë ia bëjmë me dije se është edhe një zhveshje e tij prej petkut të hipokrizisë që i mbanë palë-palë në shpirt!

Qenan Ismaili nga “përgojimi” i disave i druhet vetëm nxjerrjes të së vërtetës për të! Kjo frikë është cilësi e hipokritëve, prandaj dhe Allahu xh.sh., në ajetin e lartëshënuar thotë: “Allahu sigurisht që do ta nxjerrë në pah atë së cilës ju (hipokritë) i druheni”!