Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka në plan të martohet me partnerin e saj prej një kohe të gjatë, verës në hemisferën jugore.

Në një intervistë për Radio Kost, Ardern tha se ajo dhe Clark Gayford më në fund caktuan datën e dasmës pasi ata njoftuan se ishin fejuar dy vjet më parë, raporton AP.

Ajo nuk specifikoi datën e saktë, përveç se tha se do të jetë gjatë verës në hemisferën jugore, e cila zgjat nga dhjetori në shkurt.

Ardern dhe Gayford kanë një vajzë dy-vjeçare, Neva. Në vitin 2018, ajo u bë udhëheqësja e dytë e zgjedhur botërore në historinë moderne që lindi ndërsa ishte në detyrë.

Gayford punon si prezantues në një shfaqje televizive rreth peshkimit.