Fiorentina thuhet se është e përgatitur t’i ofrojë Gennaro Gattusos një marrëveshje dy-vjeçare, por edhe Lazio është e interesuar për shërbimet e Napolit.

Gattuso do të largohet nga Napoli këtë verë dhe “Viola” po bën presion për nënshkrimin e tij, pasi presidenti Rocco Commisso ka identifikuar ish-trajnerin e Milanit si emrin perfekt për skuadrën e tij.

“SportItalia” raporton se bisedimet midis Gattusos dhe Fiorentinës vazhduan këtë mëngjes dhe oferta e një marrëveshje dy-vjeçare mund të nënshkruhet deri nesër.

Por Lazio gjithashtu është e interesuar për Gattusos, i cili largohet nga Napoli pasi përfundoi i pesti në Serie A këtë edicion.

Presidenti Claudio Lotito duhet të flasë me trajnerin Simone Inzaghi dhe një takim është caktuar për nesër.

Por Fioerntina tashmë është në bisedime të avancuara me 43-vjeçarin.