Zjarrfikësit e Shkupit janë vaksinuar kundër Covid-19. Këtë e kanë bërë të ditur nga Qyteti i Shkupit duke njoftuar, se zjarrfikësit janë ndër shërbimet e para të Shkupit që iu kanë nënshtruar vaksinimit anti-Covid.

– Advertisment –

“Heronjtë tanë të qytetit nga Zjarrfikësit Shkup, të cilët gjithmonë janë këtu për t’i mbrojtur shkupjanët e tyre, janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj rrezikuar në linjën e parë të frontit duke punuar pa u lodhur pa asnjë ditë pushimi në tërë pandeminë, janë të parët nga shërbimet e qytetit të cilët të parët e bënë vaksinimin kundër Covid-19”, thanë nga Qyteti i Shkupit.

Ndërkohë, i pari i Shkupit, Petre Shilegov ka publikuar video nga aksioni i vaksinimit.