Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka uruar  ekipin  shqiptar të futbollit Klubit ” Shkëndija” titullin kampion në sezoin 2020/2021, përcjell TS.
“Urime të përzemërta ekipit shqiptar të futbollit Klubit ” Shkëndija” titullin kampion për sezonin 2020/2021.
K.F Shkëndija, nuk e ndali as pandemia për sukseset e njëpasnjëshme duke u shpallur kampion në Ligën e parë të futbollit në RMV, duke i bërë krenarë të gjithë sportëdashësit shqiptar kudo.
Urime futbolistëve, stafit teknik, administratës, Kryesisë, Pronarit Ecolog dhe mbi të gjitha tifozëve “Ballistë” që edhe pse në distancë ndaj ekipit të tyre të zemrës ata e kanë përkrahur pa rezerve me gjithë qenien e tyre!” ka shkruar Sela në FB./TS/