Imami Zekirja Bajrami, në Click Plus në TV21, foli edhe për faljen e teravive.

Ai potencoi se xhamitë pa teravi është ngulfatje për myslimanët, por shtoi se ato falen në shtëpi.

“Është e qartë se është viti i dytë që përsëritet kjo situatë. Mirëpo fatmirësisht këtë vit është më e lehtë. Nëse vitin e kaluar i kemi pasur xhamit e mbyllura edhe të xhumanë edhe në drekë dhe iqindi, këtë vit i kemi të hapura. Por mungesa e prezencës në kohën e teravisë që të myslimanët është një namaz i veçantë, këtë vit deri tash nuk e kemi pasur fatin deri tash, ndoshta ka fundi Allahu e din. Por për myslimanët deri diku është e padurueshme është ngulfatje pse nuk dalin në xhami në kohën e teravisë siç jemi mësuar. Pastaj bërja e iftareve të përbashkëta familjare. Vitet e kaluara kemi bërë edhe iftare me nxënësit e shkollave edhe ajo na mungon.

Shumë nga njerëzit thonë se këtë vit nuk ka teravi, jo nuk është se nuk ka teravi, taravi ka dhe falet në shtëpi”, u shpreh imami Zekirja Bajrami