Kryeministri Zoran Zaev sot duhet të ketë takim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) lidhur me peticionin e tyre kundër shkarkimit të drejtorit të ISHT, Stojko Paunovski.

Inati me eprorët dhe moszbatimi i ligjit për administratorët e programit K-5 janë arsyet pse kryeministri Zoran Zaev do ta shkarkojë Stojko Paunovskin nga posti i drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Sidoqoftë, sot në mëngjes, Zaev do t’i presë punonjësit e inspektoratit në takim të cilët do të bëjnë përpjekje ta bindin atë që të mos shkarkojë Paunovskin e më pas, vendimi përfundimtar do të merret në seancë qeveritare.

Gjithmonë ekziston një mundësi e hapur, kështu që unë kam caktuar një takim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, për të dëgjuar argumentet e tyre. Pse atëherë do të caktoja takim, nëse jam i bindur në qëndrimin e bërë publik- deklaroi dje Zoran Zaev, Kryeministër.