Kryeministri i vendit Zoran Zaev deklaroi sot se reformat në gjyqësor po japin rezultatet e para dhe se gjykatësit janë liruar nga presioni politik.

“Reformat në gjyqësor si një prioritet i lartë i Qeverisë po japin rezultatet e para. Gjykatësit janë liruar nga ndikimi politik dhe filluan të gjykojnë drejtë. Edhe atë për rastet të cilat janë sinonim për krim dhe korrupsion ne vendin tonë. Misioni që ti ngremë të drejtat e njeriut, që të ndërtojmë një sistem gjyqësor të pavarur të bazuar në vlera evropiane për sundimin e së drejtës, ta rrisim efikasitetin dhe transparencën e gjykatësve, Gjykatave dhe prokurorëve është një proces i përhershëm”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Sipas tij për këtë flet edhe raporti pozitiv i Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH).

“Raportet pozitive sikurse që është ai i Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH) për gjendjen me lirit e njeriut ku është konstatuar se Qeveria po dëshmon respekt serioz ndaj pavarësisë së gjyqësorit në krahasim me vitet e mëparshme duhet të jetë motiv dhe inkurajim qe të vazhdojmë edhe më tej të pa luhatur në këtë rrugë. Digjitalizimi i gjyqësorit vetëm plotësisht do të ndihmoj që të shpejtohet ai proces dhe të ulet në minimum administrimi njerëzor i proceseve gjyqësore, ndërsa dominonte të jetë sundimi i së drejtës”, tha Zaev