Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi se nuk e di që ekziston “Non-paper”, por edhe nëse ekziston, thotë ai, nuk e kupton se si Bashkimi Evropian ka të drejtë të thotë se ku serbët do të jetojnë.

Vulin tha se tani thuhet se “kufijtë janë të pandryshueshëm dhe siç thotë ai “ato nuk ishin në vitin 1999”.

“Është interesante që është në rregull të copëtohet Serbia, por ideja e bashkimit të serbëve është e papranueshme. Si ka të drejtë BE të thotë se ku do të jetojnë serbët,” i tha Vulin TV Pink, transmeton Klan Kosova.

Ai vlerëson se Bashkimi Evropian “i percepton njerëzit në Ballkan si një lloj kukullash”.

Vulin deklaron se për BE-në, “copëtimi i Serbisë dhe marrja e Kosovës është në rregull, por që heqja e Republika Sërpska është e gabuar sepse nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet “.

“Serbët duhet të kenë një shtet të vetëm dhe kështu të zgjidhin çështjen e tyre kombëtare. Ky është mendimi im personal. Kush thotë se ndryshimi i kufijve është një krim tani dhe nuk ishte në 1999?”, ka deklaruar Vulin.

Ai theksoi se Republika Sërpska duhet të mbetet në mandatin e plotë të Dejtonit.