Derek Chauvin, efektivi i policisë 45-vjeçar që akuzohet si autor i vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në Mineapolis në majin e vitit të kaluar, u dënua për të tre akuzat ndaj tij.

Juria ishte e përbërë nga 5 meshkuj dhe 7 femra, dhe debatoi për rreth 10 orë në dy ditë, fillimisht të hënën, duke u rikthyer sot me vendimin përfundimtar.

Chauvin kishte deklaruar veten të pafajshëm për akuzat e ngritura, që ishin tre, vrasje e paqëllimshme e gradës së dytë, vrasje e gradës së dytë që nënkupton vrasjen e qëllimtë, dhe të gradës së tretë, ku kjo e fundit nënkupton një veprim të qëllimtë për të shkaktuar dëm, pa asnjë respekt për jetën e tjetrit.

Polici mund të gjykohej për të tre akuzat, ku dënimi parashikohet deri me 10 vjet për akuzën e vrasjes së paqëllimshme të gradës së dytë, 40 vjet për vrasjen e gradës së dytë dhe 25 për atë të gradës së tretë.