Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli votoi këtë të diel në Shkodër.

Ajo deklaroi për mediat pas votimit se pas kësaj dite, Shqipërinë e pret ndryshimi.

“Jam e sigurt se ndryshimi fillon te kutia e votimit dhe sot është një ditë ku do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste, një votë ndëshkimi për të gjithë ata që kanë zhgënjyer dhe kanë tradhtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot fillon një kapitull i ri”.

Topalli shoqërohej nga djali dhe bashkëshorti, në qendrën e votimit.