Xherdan Shaqiri i është bashkuar nismës së lojtarëve të Liverpoolit kundër Superligës Evropiane.Lojtarët e Liverpool, Jordan Henderson dhe Alexander Arnold kanë reaguar më parë në rrjetet e tyre sociale kundër Superligës.

Edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ka shpërndar foton ku shkruhet se lojtarët e Liverpool janë kundër kësaj gare.

“Ne nuk e pëlqejmë dhe nuk duam të ndodh, ky është vendimi i ynë i përbashkët, qëndrimi ynë është absolutisht i pandryshueshëm për fansat e tonë”, shkruan në foton e shpërndarë nga Shaqiri.

Ja postimi i tij: