Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar pas takimit me homologun e tij maqedonas Venko Filipçe theksoi se shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të vaksinohen kundër Covid-19 në Serbi vetëm përmes sistemit online dhe në rast se Qeveria serbe organizon aksion konkret, transmeton Alsat.

“Nëse flasim për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që nuk kanë asgjë në Serbi, por që thjeshtë duan të vaksinohen, kjo është e mundur vetëm përmes portalit `e-uprave`. Mos ejani nëse nuk keni bazë, nëse nuk jeni siguruar mirë. Kjo mundësi ekziston vetëm përmes portalit e-uprava dhe nëse realizojmë aksion të ri ku ju themi ejani, këto janë vendet, të themi për qytetarët e Maqedonisë, ku mund të vini pa termin, pa asgjë tjetër”, tha ministri serb i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar.