Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime se aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, kishte nisur një lidhje të re me gazetaren italiane, Diletta Leotta.

Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Pas shumë e shumë thashethemeve, Can e konfirmoi më pas vetë lidhjen e shumëpërfolur me gazetaren. Ai postoi një foto me të në Instagram dhe përkrah shkroi: “Çifti i rrezikshëm”.

Madje disa javë më parë, Can i bëri një propozim për martesë në qiell partneres së tij italiane. “Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhej në qiell me tullumbace.

Por, s’e dimë a do të realizohet dasma, pasi mes çiftit ka pasur një krizë, siç raportojnë mediat turke dhe italiane.


I bëri propozimin e veçantë për martesë/
Can Yaman ka mbyllur llogarinë e tij për të mos i dhënë “llogari” fansave. Po ashtu, Diletta është shfaqur së fundmi pa unazën që i ka dhuruar aktori.

E pyetur nga gazetarët për Yaman, ajo ka preferuar të mos përgjigjet, duke i shtuar kështu më shumë dyshimet.

“Është një dashuri besnike, për të cilën unë marrë përgjegjësitë e mia. Unë kam shumë respekt për të, për marrëdhënien tonë dhe premtimi ynë i parë ka qenë konfidencialiteti. Kur do të vijë dasma për të cilën po flasin të gjithë? Unë jam një person që veproj pa u menduar gjatë, pa bërë shumë fjalë. Besoj se instinkti është në emër të Zotit, por le ta lëmë surprizë”, është shprehur Can më herët për marrëdhënien e tyre.