Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi në një deklaratë për mediat ka thënë se është i gartshëm që të bëjë koalicion me Partinë Socialiste.

Doshi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se vendimi për dorëheqjen e tij është i prerë ndërsa ka theksuar se me Partinë Demokratike nuk do të bënte kurrë bashkëpunim.

Sipas Doshit në projeksjonet e PSD është e sigurtë është se ai merr dy mandate të sigurta në Shkodër dhe mendojnë edhe për dy mandate në Tiranë.

“Nuk ka asnjë tërheqje nga dorëheqja ime. Synoj dy mandate të sigurta në Tiranë.jena të gatshëm për të bërë koalicion me Partinë Socialiste. Në asnjë mënyrë koalicion me Bashën”, ka thënë Doshi.