Rastet me Covid 19 sa vinë dhe shtohen në futbollin italian.

Sassuolo ka njoftuar se 8 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, në prag të takimit ndaj Interit në Serie A.

Ky takimi ishte shtyer për shkak se në radhët e Interit kishin rezultuar katër lojtarë me Covid 19, ndërsa ekziston mundësi e madhe që takimi të shtyhet përsëri.

Lojtarët me Covid 19 janë: Caputo, Berardi, Locatelli, Defrel, Ferrari, Muldur, Ayhan, & Bourabia.

Takimi është në program të fillojë nga ora 18:45.