Një ngjarje e rëndë është shënuar në Paris.

Nga të shtënat me armë zjarri në periferi të kryeqytetit francez, ka mbetur e plagosur rëndë një 10-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Padin, në Saint-Denis. Sipas mediave të huaja, një burrë qëlloi me armë drejt një automjeti, brenda së cilës ishin një burrë dhe vajza e tij 10-vjeçare.

Vogëlushja është plagosur rëndë në shpinë dhe është dërguar në spital nga babai i saj, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Policia është duke hetuar për
ngjarjen e rendë, teksa paralelisht po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve.