Reali i Madridit mori përkohësisht kreun e La Ligas pasi fitoi lehtësisht 0-3 në transfertën ndaj Cadiz. Një fitore e thjeshtë për Los Blancos e zgjidhur që në fraksionin e parë me dy gola të Benzema dhe finalizimin e Odriozola. Aktualisht Reali i Madridit numëron 70 pikë po aq sa edhe Atletico Madrid që luan të enjten ndaj Huescas në kryeqytet.